Zyra e Kryeministrit e korrigjon shkollimin e Këshilltarit të Kurtit


Gazeta Express
22 Shkurt 2020 14:37

Zyra e Albin Kurtit a ka përmirësuar njoftimin e një ditë më parë se një Këshilltar i Kurtit i emëruar rishtazi është “Doktor Shkence”. Tash, kanë shkruar se i njëjti është në përfundim të studimeve të doktoratës.

“ Ai është në përfundim të studimeve të doktoratës në fushën e të Drejtës Kushtetuese dhe Gjyqësisë Kushtetuese në Universitetin “Heinrich Heine” në Düsseldorf, në kuadër të bursës Johannes Rau të Ministrisë për Kulturë dhe Inovacion të Landit Nordrhein Westphalen të Gjermanisë”, shkruan në ueb faqen e Kryeministrisë.

Ky korrigjim erdhi pasi Express raportoi se Zyra e Albin Kurtit nuk e tregoi të vërtetën kur tha se një Këshilltar i Jashtëm i tij ka gradën më të lartë shkencore.

Express ka shkruar sot se Durim Berisha, ish-Nënkryetar i një organizate studentore, “Paqja studentore”, është bërë Këshilltar i Jashtëm i Kryeministrit Albin Kurti.

Mirëpo, Zyra e Shefit të Qeverisë s’e ka treguar të vërtetën kur e ka prezantuar Berishën si Doktor Shkence.

Ish-punëtori i Gjykatës Kushtetuese, ish-këshilltari i Rektorit të UP’së, Durim Berisha ende s’e ka fituar gradën më të lartë shkencore.

Bazuar në CV’në e tij, Berisha ende është duke vazhduar studimet doktorale të nisura më 2018 në Ligjin Kushtetues, Kushtetues Krahasues, Kushtetues të Drejtësisë dhe Teorisë pranë Heinrich Heine University në Düsseldorf të Gjermanisë.

Mirëpo, zyra e Kryeministrit ka njoftuar se Durim Berisha bartë “titullin Doktor Shkence”.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, emëroi sot z. Durim Berisha si Këshilltar të Jashtëm Politik. Durimi bartë titullin Doktor Shkence në fushën e Juridikut, me profil në Ligjin Kushtetues, Kushtetues Krahasues, Kushtetues të Drejtësisë dhe Teorisë pranë Heinrich Heine University në Düsseldorf të Gjermanisë”, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.

S’e nuk është doktor shkence e ka konfirmuar edhe miku i tij, Mehdi Mulaj, në një reagim në FB.

“Ky djale eshte duke e pergatit temen e doktorates ne Gjermani, aty ku ka diplomu edhe per Master. E di sigurt qe ky djale nuk eshte me Vetevendosjen, sikurse qe nuk eshte as me LDK-ne”, ka shkruar Mulaj.

Këshilltari i Jashtëm i Kurtit, Durim Berisha s’ka reaguar për të përmirësuar njoftimin e Kryeministrisë.

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje nuk e ka publikuar njoftimin në Fb por vetëm Qeveria ka lëshuar komunikatë.

Këshilltarët e jashtëm në Qeveri nuk paguhen nga buxheti i Kosovës dhe kryejnë punë vullnetare për institucionin.

Te fundit


Kthehu lart