Pak orë na ndajnë nga rimeçi Wilder – Fury: Ja çfarë duhet të dini


Gazeta Express
22 Shkurt 2020 23:28

Rimeçi i shumëpritur mes Deontay Wilderit dhe Tyson Furyt më në fund është afruar. Të dy boksierët kanë paralajmëruar meç interesant, të cilin duan ta mbyllin me nokaut. Më poshtë mund t’i gjeni të gjitha informatat që duhet t’i dini para se të ky meç.

Çfarë meçi është?

Rimeçi mes Deontay Wilderit dhe Tyson Furyt vlen për titullin e kampionit të WBC. Meçi i parë, i zhvilluar në dhjetor të vitit 2018, u mbyll me një barazim kontrovers, transmeton Gazeta Express.

Kur është?

Meçi do të nisë më 22 shkurt, megjithatë, për shkak të orës lokale, në Kosovë i bie të jetë më 23 shkurt rreth orën 6:00 të mëngjesit.

Çfarë rekorde kanë ata?

Deontay Wilder

Gjithsej meçe: 43
Fitore: 42
Fitore me nokaut: 41
 Humbje: 0
Barazime: 1

Tyson Fury

Gjithsej meçe: 30
Fitore: 29|
Fitore me nokaut: 20
Humbje: 0
Barazime: 1

Kush favorizohet për të fituar?

Shumica e bastoreve sportive u kanë dhënë kouta të barabarta të dy boksierëve për të fituar, ndërsa gjasat që të ketë barazim janë më të vogla. /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart