Kur jemi te Xhamajka, a e dini se djali i ikonës Bob Marley, ka kënduar në Kosovë?


Gazeta Express
21 Shkurt 2020 12:01

Ky-Mani Marley, djali i legjendës së muzikës reggae, Bob Marley, kishte performuar në Kosovë.

Ky-Mani Marley, i cili ka ndjekur rrugën e babait në muzikë, kishte ardhur në vitin 2013 për të performuar në një nga klubet e natës në Kosovë, ku ka thënë se është ndier shumë mirë.

Ai ka falënderuar audiencën, duke thënë: “Faleminderit Kosovë që po më bëni të ndihem kaq mirë”, në atmosferën shumë të mirë të krijuar në koncertin e tij, shkruan Gazeta Express.

Ky-mani Marley – Hustler live in Prishtina, Kosovo | August 6, 2013

Ai u prit shumë mirë nga publiku në Prishtinë, ku kënduan bashkë me të hitet më të njohura, duke e bërë atë të ndjehet i mirëpritur./Gazeta Express/

Protoje ft. Ky-Mani Marley – Rasta Love (Official Music Video)

Te fundit


Kthehu lart