Koronavirusi, ish- deputeti: Qeveria të marrë masa, kontroll për temperaturën në aeroporte dhe porte


Gazeta Express
22 Shkurt 2020 23:01

Ish- deputeti i PD-së, Agron Shehaj shkruan se qeveria duhet të marrë masa urgjente për koronavirusin.

Ai shkruan se duhet të vendoset kontrolli i detyrueshëm i temperaturës për të gjithë ata që hyjnë në Shqipëri, sikurse bëhet në shumë aeroporte dhe porte të botës.

“Qeveria duhet ta marrë masa urgjente për parandalimin e përhapjes së Koronavirusit në Shqipëri.

Më së paku, ajo duhet të vendosë kontrollin e detyrueshëm të temperaturës për të gjithë ata që hyjnë në Shqipëri, sikurse bëhet në shumë aeroporte dhe porte të botës.

Është një masë minimale e domosdoshme. Lereni propagandën se jetët e njerëzve janë më të rëndësishme se karriget e stadiumit me kullë.

Ne jemi vend shumë i papërgatitur për fatkeqësi natyrore dhe epidemi, kemi shumë më pak burime dhe infrastrukturë të varfër shëndetësore, ndaj duhet të tregohemi shumë më të kujdesshëm se të gjithë për të parandaluar”, shkruan Shehaj.

Te fundit


Kthehu lart