Bastisen dy lokacione në Skenderaj, arrestohen dy persona


Gazeta Express
22 Shkurt 2020 15:03

Policia e Kosovës ka realizuar sot dy bastisje në Skenderaj, ku janë gjetur dhe sekuestruar dy arnë, një pushkë automatike dhe një pistoletë, raporton Express.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Zahiti ka thënë se janë arrestuar dy persona, të cilët pas intervistimin janë liruar për procedurë të rregullt.

Ndaj tyre është iniciuar rast për vepër penale ‘’mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës’’.

“Bastisjet janë realizuar në bazë të urdhëresës  të lëshuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, dega në Skenderaj, me ç’rast si rezultat i bastisjeve janë gjetur dhe janë sekuestruar dy armë  një pushkë automatike dhe një pistoletë”, ka thënë Zahiti. /Express

Te fundit


Kthehu lart