Aksident në Gjilan, katër persona të lënduar


Gazeta Express
22 Shkurt 2020 19:22

Katër persona janë lënduar në një aksident trafiku në Stanishor të Gjilanit këtë mbrëmje.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, tha se vetura u përplas jashtë rrugës.

“Një aksident trafiku ka ndodhur në Stanishor ku vetura me katër persona është përplasur jashtë rrugës. Ata kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin e Gjilanit. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u kryer proceset hetimore”, theksoi Hashani.

Dëshmitarët e këtij rasti, thanë se në këtë aksident kanë intervenuar edhe zjarrfikësit.

Te fundit


Kthehu lart